TIKA do të mbështes zhvillimin e bujqësisë në Mitrovicë

     

     

    Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu është takuar sot me koordinatorin e zyrës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtarë (TIKA), Eyup Yavuz UMUTLU.

      Gjatë takimit, ku ishte prezent edhe nënkryetari për komunitete, Eroll Zekerija, u bisedua për mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen për realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

     Me këtë rast, Aliu prezantoj disa projekte të drejtorisë të cilën e udhëheq, të cilat kanë rëndësi të veçantë, por në mungesë të mjeteve buxhetore kanë mbetur pa u realizuar.

     Duke e vlerësuar këtë takim, koordinatori i TIKA-së, Yavuz tha se do të shqyrtohen mundësit për mbështetjen e Komunës së Mitrovicës në të ardhmen.

     Aliu dhe Yavuz u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit konkret në realizimin  projekteve të përbashkëta në fushën e zhvillimit të bujqësisë, në veçanti atyre projekteve që garantojnë gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri. /Drenicapress/