“Tigrat e Zi” nesër të organizuar për në Prizren

 

Në cilin do stadium që do të luaj KF Ferronikeli, tifozët e saj të njohur me emrin “Tigrat e Zi” do ta ndjekin për ta përkrahur skuadren e tyre të zemrës.
Për ndeshjen e nesërme në mes të KF Ferronikelit dhe KF Drenicës, “Tigrat” do të jenë të pranishëm në Prizren për ta përkrahur skuadren e tyre në duelin e vlefshëm për pikë në Superligë.
Sipas kryetarit të “Tigravë të Zi”, Toli Dubovci, ata do të udhëtojnë në Prizren më së paku dy autobus, duke premtuar një festë të madhe në stadiumin e Lirisë në Prizren.
“Nesër do të jemi në Prizren për ta përkrahur skuadren tonë. Tani për tani kemi siguruar dy autobusë, dhe do të ketë edhe fishekëzjarre për ta bërë sa më festiv këtë derbi”, ka thënë Dubovci për DrenicaPress.
Sa i përketë akuzave në drejtim të skuadrës së tyre për zhvendosje në Prizren, kryetigri ka thënë se atyre nuk u interesojnë fjalët, por ata me punë do t’i mposhtin të gjithë brenda dhe jashtë fushe.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT