Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro, e quajnë atë analist e jo trajner!

Tifozët e Feronikelit, “Tigrat e Zi” kanë kërkuar dorëheqjen e trajnerit të tyre, Klodian Duro.

Skuadra e Feronikelit sot ka humbur derbin ndaj Drenicës me rezultatin 1:3, shkruan GazetaBlic Sport. Pas kësaj humbje kanë reaguar ashpër tifozët e Feronikelit, që kërkojnë shkarkimin e trajnerit.

Ja njoftimi:“Kerkes për Klodian Duron ⬇️

Nga ti Analist i Superliges sonë ne qysh tani kerkojmë dorheqje sepse ne nuk ta lejojmë ato qe i ke ba deri sot në klubin tonë të zemres, kerkojmë edhe nga Presidenti jonë Z.Naser Ramaj qe sante te merr vendimin për ty Analist.

Nese askush nuk merr masa për ty ti nuk do te jesh i sigurt në Klubin tonë sepse ti ke hekur lojtaret nga klubi pa asnje arsye, ti ke bo edhe një grup lojtarësh nga ana jote dhe nuk je duke i futur në lojë ata të cilet janë të gatshum të luajnë nga minuta e parë.

NIKLI – Dashuri që s’shuhet kurrë”, shkruajnë Tigrat e Zi në njoftimin e tyre zyrtar në Facebook.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT