Një ndeshje në Moldavi mes Prut dhe Spicul ka pasur një fund të pazakontë.
Skuadra vendase mbeti e pakënaqur me gjykimin e ndeshjes dhe për këtë gjë fajësuan arbitrin.
Tifozët e skuadrës së Prutit u futën në fushë duke e sulmuar arbitrin kryesor, i cili vrapoi drejt vijës fundore për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të tyre.
Në këtë moment delikat në ndihmë i ka ardhur një polic, i cili e ka shoqëruar deri në dhomat e zhveshjes.
- Advertisement -