Tifozët Kuqezi urojnë Ditën e Pavarësisë: Të bashkohemi si asnjëherë

Grupimi i njohur “Tifozat Kuq e Zi” kanë publikuar një postim emocionues dhe fjalë të zgjedhura kanë uruar çdo shqiptar anembanë botës festëne Pavarësisë.

Ata njihen si një ndër grupimet më të flakta pasi këtë e kanë treguar jo vetëm në ndeshjet kur luan Kombëtarja shqiptare, teksa së fundmi kanë vendosur për ta braktisur në ndeshjet në shtëpi pas ndeshjes së fundit ndaj izraelit.
Ky është postimi i plotë nga “Tifozat Kuq e Zi”:

Shqiptarë, Urime festën e Flamurit më të bukur në botë!
Energji, luftë, gjak e jetë njerëzish kemi humbur vetëm e vetëm për të valvitur kudo ku flitet shqip.

Me respekt e përulje për gjithë ata që brez pas brezi e mbajtën shkëlqimin e shkabës në fushën e kuqe, me drejtimin drejt një të ardhme të ndritur, të lirë e të bashkuar.

Sot, të reflektojmë bashkërisht për ëndrrën e të gjithë atyre që ranë për këtë flamur, për emrin shqiptar. Të bashkohemi si asnjëherë për të jetësuar idealet e bijëve dhe bijave më të mira të atdheut.

Ma gëzofsh festën e Flamurit moj Shqipëri Etnike!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT