Tifozët kuqezi, festë në “Qemal Stafa”

    Vendimi i CAS-it për dhënien e 3 pikëve në tavolinë Kombëtares së Shqipërisë ka shkaktuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm në radhët e tifozëve kuqezinj.

    Burime të sigurta tregojnë për sportal.al, se drejtuesit e këtij grupimi tifozësh të Kombëtares kanë vendosur, që në mbrëmjen e ditës së sotme, në orën 20:00, pranë mjediseve të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, të organizojnë një tubim për të përshëndetur dhe festuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për dhënien e 3 pikëve në tavolinë Kombëtares së Shqipërisë.

    Mësohet gjithashtu, se kompania Digitalb, sponsori kryesor i Kombëtares sonë, do ta mbështesë këtë manifestim festiv të tifozëve kuqezi.