Tifozët e duan Arsenalin në Kosovë

Ka lindur pak shpresë që gjatë verës Arsenali të zbarkojë në Kosovë. Edhe pse gjasat aktualisht janë të vogla që kjo të ndodh, tifozët e klubit të famshëm anglez në Kosovës kanë filluar të shpresojnë se kjo ëndërr e tyre mund të realizohet pas pak muajsh, raporton Zëri.info. Ekipi londinez planifikon t’i zhvillojë disa miqësore në Azi dhe në Evropë gjatë verës, derisa tifozët e Arsenalit në Kosovë besojnë se skuadra e dashur e tyre mund të ndalet edhe në Prishtinë.

Këtë mundësi tifozët e kosovarë të arsenalit e kanë paralajmëruar përmes uebfaqes “arsenal-kosova.com”, ndërkohë merret vesh se ky grup i tifozëve ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës të dërgojë ftesë zyrtare në Arsenal për ta zhvilluar një miqësore me përfaqësuesen e Kosovës. Thuhet se edhe vet tifozët e skuadrës së Premierligës iu janë drejtuar me një kësi kërkese gjigantit anglez.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT