Tifozët e Arsenalit do të çmenden pas Mustafit, kjo është arsyeja (FOTO)

Shkodran Mustafi lehtë mund të shndërrohet në një prej futbollistëve më të dashur për tifozët e Arsenalit.

Arsenal shpreson se me transferimin e Shkodran Mustafit, Mesut Ozil nuk do të jetë më i interesuar të largohet nga klubi.

“Daily Mirror” shkruan se mbrojtësi shqiptar ka raport të mirë me bashkëlojtarin e tij nga ekipi i Gjermanisë, dhe do ta bind atë që të mbetet në Emirates edhe përtej këtij sezoni.

Mustafi iu bashkua klubit londinez gjatë afatit kalimtar të verës nga Valencia për mbi 40 milionë euro.

Kurse, Ozil është përmendur si objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT