Tifoz i cilës skuadër është presidenti i La Ligës?

 

I pari i ligës më të fortë në botë, La Ligës, Javier Tebas, ka deklaruar se ai është tifoz i Realit që nga fëmijëria.

“Kam shkuar në 27 Clasico në të kaluarën, i kam festuar fitoret e Madridit me miqtë e mi në një bar. Preferoj ta tregoj të vërtetën”, ka thënë ai përAS.

Kjo deklaratë e Tebas do të nxis edhe më shumë zërat që ishin në fillim të sezonit, ku referët janë duke favorizuar më shumë Realin.

Madje Luis Enrike dhe Diego Simeone patën deklaruar se Reali po favorizohet më shumë dhe se në fund të sezonit Reali duhet ta fitoj ligën.

/Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT