Thyen rekord talentja 13 vjeçare nga Skenderaj në volejboll

Supertalentja nga Komuna e Skenderajt Zyla Kadriu ka thyer rekord të ri me rastin e inkuadrimit të saj në ndeshjen e volejbollit ndërmjet KV Skenderajt dhe Kastriotit, ku më këtë rast KV Skenderaj shënoj fitorën e radhës, duke vazhduar ecurinë e sigurt drejt titullit të kampionit. Por përveç lojës së mirë të shfaqur nga vajzat e KV Skenderajt një fakt tjetër interesant ishte edhe inkuadrimi në lojë në minutat e fundit të ndeshjes të talentes së volejbollit Zyla Kadriu që është në radhët e KV Skenderajt me vetëm 13 vjeç, ku me inkuadrimin e saj në lojë thyen rekordin duke u bërë lojtarja më e re që inkuadrohet në lojë për senioret në Ligën e Volejbollit të Kosovës./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT