Thiago Silva beson në kualifikim

 

PSG ka përballë Chelsean në kaudër të eliminimit dierekt për çerekfianlen e Ligë së Kampionëve. Madje parisienët janë në disavantazh, pasi në ndeshjene parë kanë barazuar 1-1 në shtëpi dhe londinezët edhe me barazim pa gola mund të kualifikohen.
Por i këtij mendimi nuk është kapiteni i PSG, Thiago Silva, që beson në kualifikim të skuadrës së tij.
“Mendoj se kemi një mundësi të mirë. Skuadra e PSG-së është e fortë këtë vit, edhe pse mund të përmirësojmë performancën në sulm”, deklaroi fillimisht Silva, transmeton koha.net.
Mbojtësi brazilian mes tjerash ka thënë se kjo është ndeshje e sezonit për skuadrën e tij.
“Kjo është ndeshja e sezonit. Motivimi në Ligën e Kampionëve është më i madh se në Ligue 1”, ka shtuar ish-mbrojtsi i Milanit.
Chelsea-PSG luhet nga ora 20:45 në “Stamford Bridges”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT