Një emigrante shqiptare në Angli tronditi vendin pasi therri me thikë një vogëlushe 7-vjeçare me emrin Emily. Autorja e krimit makabër është 30-vjeçarja Eltiona Skana.

Ajo është shqiptare me origjinë dhe sipas detajeve të reja lidhur me të është mësuar se punonte si prostitutë në Britani.30-vjeçarja është nën akuzë për vrasjen e vajzës ndërsa është e mbyllur në spital psikiatrik.

Gruaja që vrau vogëlushen Emily Jones ishte një shqiptare, punonjëse e trafikut seksual, e cila kishte kërkuar azil.Kështu është deklaruar nga një burim për mediat së fundmi.

Kujtojmë se ditën e ngjarjes së rëndë vogëlushja Emily Jones ishte me prindërit në një park në Bolton, kur papritur u qëllua për vdekje me thikë nga Skana.Mësohet se 30-vjeçarja shqiptare ndodhet e izoluar në një shpital psikiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor.