Është therrurr me thikë mbrëm një taksist në vendin e tij të punës. Kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur klienti ishte në automjetin e taksistit. Taksisti u therr me thikë nga klienti. Sipas portalit Koha.net i cili raporton se mbrëmë në Skenderaj është therur me thikë një person, shofer i një taksie. Sipas policisë i dyshuari ka sulmuar me thikë viktimën, derisa ky i fundit ishte duke e vozitur veturën Taxi në të cilën ishte edhe personi i dyshuar.
Deri te incidenti kishte ardhur për shkak te pagesës për shërbimin e kryer nga taksisti(viktima). Në posedim te personit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy thika. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime./koha/
- Advertisement -