Themelimi i komunave serbe është prakusht që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.
Kjo, siç shkruan e përditshmja “Novosti”, do të jetë një nga konkluzionet kryesore të mbledhjes së përbashkët të të gjitha komunave serbe në Kosovë.
Po sipas shtypit të Beogradit, përfaqësuesit e Serbisë edhe në raundin e radhës së bisedimeve në Bruksel, do të kërkojnë nga Prishtina të përmbushë pjesën e saj të detyrimeve të marra përsipër nga Marrëveshja e Brukselit.
Madje thuhet se kryeminstri serb Vuçiq do të insistojë që sa më pare të fillojë nga puna Bashkësia e komunave serbe, e cila siç thuhet do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë vetëm ‘ikebanë falco në krahinë’, shkruan gazeta dhe përkujton se liderët shqiptarë këtë detyrim e kanë nënshkruar në marrëveshjen e koalicionit me listën “Srpska”.
Kryeministrri i Kososvës Isa Mustafa ka deklaruar se lista “Srpska” nuk ka paraqitur kushte për kthim në qeveri, por edhe nuk do të pranojë asnjë kusht të listës “Srpska”
Po ashtu shtypi serb citon kryeministrin Mustafa i cili ka thënë dje se nuk do të ketë kurrfraë dallimi në mes të listës “Srpska” dhe subjekteve të tjera politike, e as kritere të posaçme që do të favorizonin listsn “Srpska” .
- Advertisement -