Gjatë ditës së djeshme u raportua e më pas konfirmua se 133 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca iu kishte dalë afati. Por, në fakt një pjese iu kishte skaduar afati edhe më herët.

Skandali i skadimit të afatit të dozave të vaksinave ka ringritur polemikat politike mbi fajësinë e palëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Vetëvendosja po akuzojnë Bekim Haxhiun – deputet opozitar – se kishte dekurajuar popullin që të merrte vaksinën në fjalë me shpejtësi.

Kontrata për këto vaksina ishte nënshkruar më 28 qershor, derisa më 3 korrik ato kishin ardhur në Kosovë.

Periskopi ka siguruar kontratën në fjalë që tregon se një pjese do t’ju skadonte afati edhe më herët se më 31 gusht. Një muaj më herët. Dy paketimeve të Vaxzevria [AstraZenecas], njëra me 500 doza dhe tjetra me 12 mijë, do t’iu dilte afati më 31 korrik 2021, ose 32 ditë më parë.