Thellohet bashkëpunimi mes Badenit dhe gjimnazit të Drenasit

Pas binjakëzimit të shkollës gjermane të Landit në Baden të Gjermanisë me gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, një delegacion i këtij shteti ka vizituar shkollën e gjimnazit të Drenasit.

Ish ministri i financave të Ladenit të Baden-Wurtemberg dhe ish anëtari i këshillit të përgjithshme të CDU-së, Gerhard Strathaues, i përcjellur nga udhëheqësit e organizatës “Education Unlimited e.V” kanë vizituar gjimnazin e Drenasit dhe janë takuar me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Sadik Tahiraj, drejtorin e shkollës së gjimnazit, Valdet Istogu, mësimdhënës e nxënës.

Delegacioni nga Gjermania siguruan nxënësit dhe menagjmentin e shkollës se gjermanet janë përkrahës të mëdhenj të projektit arsimor mes Kosovës dhe Gjermanisë, pjesë e të cilit është edhe gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Gerhard Strathaues tha se ndihet mirë ne mesin e këtyre gjimnazistëve shembullor dhe se projekti arsimor Kosovë-Gjermani është mundësi e mirë e forcimit të lidhjeve mes dy shoqërive në përgjithësi dhe të rinjve në veçanti.

Ndërsa drejtori i DKA-së, Sadik Tahiraj, tha se ky është projekt shumë i rëndësishëm për nxënësit e Komunës së Drenasit, të cilët shkëmbejnë njohuri mes nxënësve gjerman dhe anasjelltas.

Ky projekt arsimor përfshinë shkëmbimin e vizitave të nxënësve kosovarë më qëllim të marrjes së njohurive dhe përvojave të reja. Ky projekt arsimor udhëhiqet nga organizata “Education Inlimited e. V” drejtuar nga Kerstin Zielosko-Labonte dhe se projekti është nën patronatin e ish-kampionit europian të boksit Luan Krasniqi dhe përkrahet fuqishëm nga zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland dhe Komisari Europian për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri, Gunther Oettinger.

Në Kosovë partneret kryesorë të projektit janë, ambasada gjermane, Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit. Këtë vit nga gjimnazi i Drenasit do të kryejnë një vizitë dy javore në gjermani dhe do të marrin pjesë 12 nxënës dhe koordinatorja e projektit, profesoresha Sadete Nika.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT