Thatësi përmasash katastrofike në Korenë veriore

 

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të ketë 12 për qind më pak prodhim të orizit për shkak të thatësirës së madhe, që ka goditur këtë vend.

Muajin e kaluar thatësira e madhe kishte prekur gadishullin Korean që kishte shqetësuar popullatën vendore, por edhe disa qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërsa autoritetet në Korenë e Jugut bëjnë përpjekje që të ofruojnë ndihmë për fermerët dhe të sigurojë ujë të mjaftueshëm për ujitje, në Korenë e Veriut, fermerët mezi mbijetojnë.

Mediat në Phenian thanë se vendi po përballet me thatësirën më të madhe në njëqind vitet e fundit, transmeton AA njoftimet.

Duke pasur parasysh urinë që goditi Korenë e Veriut gjatë viteve 1990, kur jetën humbën me qindra e mijëra njerëz, disa qarqe shprehin shqetësime se një skenar i ngjashëm mund të përsëritet.

Agjencia e OKB-së për ushqim dhe bujqësi, konsideron se më së shumti do të preket prodhimi i orizit në këtë vend.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT