Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar rikthimin e masave për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve me këtë virus në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Sipas Thaçit, mos kujdesi i qytetarëve të Kosovës, rrezikon humbjen e asaj se çka është arritur deri më tani kundër pandemisë. Ai tutje thotë, se në këtë situatë, vendi nuk ka nevojë për rrethana të jashtëzkonshme

“Rreziku nga pendemia COVID-19 ende nuk ka kaluar, ditëve të fundit kemi rritje të numrit të rasteve, dhe kjo rrezikon ta humbin atë që e kemi arritur deri më tani.”

“Të ruajmë distancën e nevojshme, të mbajmë maskat dhe kujdesemi për higjienën, duke respektuar këto, ne ruajmë jetën tonë dhe të dashurve tanë.”

“Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes, institucionet do të detyrohen t’i rikthejnë masat, kjo do ta prekë rëndë ekonominë tonë.”

“Gjendje të jashtëzakonshme si term e kam urrejtur, kur e kam përjetuar si nxënës dhe student nga Serbia, ideja e partive politike për gjendje të jashtëzakonshme ka qenë, unë kam pasur obligim ta procedoj, unë nuk kam pasur pretendim entuziast sa i përket asaj gjendje, nuk kemi nevojë për rrethana të jashtëzakonshme”.