Thaçi thotë se po promovon dekriminalzimin e skenës politike

Presidenti Hashim Thaçi gjatë takimit me nënsekretaren e Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland ka folur edhe dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë.

Ai, sipas komunikatës së Presidencës, u shpreh se pas marrjes së mandatit, menjëherë ka filluar të promovojë dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Tanimë është instaluar praktika që personat e dënuar apo të akuzuar të heqin dorë nga postet dhe detyrat politike në vend”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sipas tij, po punohet në mënyrë që edhe të akuzuarit të mos i ikin përgjegjësisë dhe të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

“Kemi iniciuar plotësimin e Kodit Penal. Deri në vjeshtë do të kemi hapa konkret në këtë drejtim”, paralajmëroi presidenti Thaçi dhe shtoi se “nuk do të lejohet që askush t’i ikë drejtësisë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT