Thaçi sot deklarohet për mandatarin për formimin e Qeverisë së re

Mbrëmë 82 deputetë i dhanë fundin Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Mocionit të inicuar nga LDK kundër qeverisë iu përgjigjën 32 deputetë të tjerë kundër e një abstenoi.

Në situatën e re pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t’i dërgojë kërkesën VV’së për ta propozuar mandatarin e dytë për kryeministër.Megjithatë nga presidenca, për GazetaBlic nuk kanë treguar se kur do të dërgohet ajo.

“Lidhur me këtë Presidenti do të deklarohet vetë pasdite”, ka thënë këshilltari i presidentit, Adil Behramaj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës neni 95, pas rrëzimit të Qeverisë, Presidenti kërkon nga partia fituese e zgjedhjeve në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozimin e një kandidati të ri për ta formuar Qeverinë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT