Thaçi: Rrënjët e shtetësisë së Kosovës, të vjetra sa lidhja me Vatikanin

Presidenti i Guvernatoriatit të Vatikanit, Giuseppe Bertello, që aktualisht shërben edhe si President i Komisionit Papnor të Vatikanit, ishte nikoqiri i radhës i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi dhe presidenti i Guvernatoriatit të Vatikanit, Giuseppe Bertello, biseduan për nevojën e komunitetit katolik në Kosovë, që të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me Selinë e Shenjtë dhe të fuqizojë rolin e vet që ka në dialogun ndërfetar.

“Kemi nevojë që edhe Vatikani të përfaqësohet në Kosovë. Kosova, si shtet i ri, dëshiron të promovojë vlera evropiane, që themelin e kanë në Romë dhe Vatikan, sepse edhe rrënjët e shtetësisë së Kosovës janë të thella dhe të vjetra sa është edhe lidhja jonë me Vatikanin”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Kosova është shembull i bashkëpunimit në mes feve dhe dialogut në mes tyre.

Ai i ka thënë Presidentit të Guvernatoriatittë Vatikanit, se Kosova ka një komunitet katolik me rëndësi historike për Kosovën, prandaj edhe është shumë e nevojshme që sa më parë të kemi lëvizje drejt vënies së marrëdhënieve mes nesh.

Në mbështetje të bashkëjetesës fetare që ekziston me shekuj në Kosovë, zëvendëskryeministri Thaçi krerët e Selisë së Shenjtë të Vatikanit i ka ftuar që ta vizitojnë Kosovën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT