Thaçi promovon librin në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në promovimin e një libri biografik për të, në Hagë.

“Pas ligjëratës në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael” në Hagë, mora pjesë në prezantimin e librit biografik “New State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Pasi nënshkrova kopje të shumta, bashkëbisedova me miq të Kosovës, me diasporën, diplomatë, gazetarë dhe personalitete të jetës publike në Holandë”, ka treguar presidenti.

“Ishte mendim i përbashkët se Kosova është shembull i shtetndërtimit të suksesshëm dhe rruga e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB është e pandalshme”, është shprehur Thaçi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT