Thaçi nga Hoça e Madhe: Duhet të përfundojë amullia e të pagjeturve (Video)

Në një pllakë përkujtimore në Hoçë të Madhe janë emrat e 84 serbëve.

Ata janë vrarë apo zhdukur gjatë kohës së luftës dhe vitit 2000, në rajonin e Rahovecit, njofton Klan Kosova.

E në këtë vend të hënën bëri homazhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i shtetit të Kosovës nuk u prit nga asnjë serb lokal, përveç këshilltarit të tij për komunitete Branislav Nikoliqit që e shoqëronte. Bashkë me të ishte edhe kryetari i komisionit për të pagjeturit Prenk Gjetaj.

Thaçi këtu tha se duhet të përfundojë amullia e të pagjeturve.

Ai tha se Kosova nuk guxon të mbetet peng i së kaluarës.

Pak fjalë këtu tha edhe Prenk Gjetaj.

Presidenti i vendit këtu u prit nga kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, e një familjar i familjes Berisha.  Këta të fundit nuk u deklaruan për media.