Thaçi në Turqi, në ceremonitë për fushatën e Gallipolit

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Turqi do të marrë pjesë në ceremonitë memoriale për fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit siç njihet në botën perëndimore.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Jam nisur në Turqi në ceremonitë memoriale për Fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit sic njihet në botën perëndimore. Do të jenë aty edhe liderët e vendeve që kanë luftuar, nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar e Kryeministri i Australisë Tony Abbot e deri tek Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdoğan.

Kam obligim të përkulem para varrezave memoriale se mijëra e mijëra shqiptarë edhe nga Kosova kanë derdhur shumë gjak në këto fushëbetejat e fundit të përgjakshme Perandorisë Otomane. Me pikëllim do të përkulem eshtrave të tyre. Me pikëllim dhe zemër të thyer do ta kujtoj shekullin e kaluar të errët kur aq shumë prej neve u vranë në luftëra anembanë botës por ne mbetem në robëri.

Zoti i bekoftë ata që dhanë jetë aq larg nënave dhe fëmijëve të tyre. Zoti e bekoftë Kosovën”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT