Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek memoriali i ushtarëve të rënë të KFOR-it, në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Thaçi është shprehur se i nderon të gjithë ato gra e burra ndërkombëtarë që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Në këto ditë shënojmë ditët e lirisë së Kosovës dhe momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës”.

”Aty ku u dha mesazhi i qartë, akti i kapitullimit të Serbisë, përballë luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, dhe mbështetjes së aleatëve tanë të udhëhequr nga SHBA, NATO dhe BE”, u shpreh Presidenti Thaçi për marrëveshjen e Kumanovës.

”Sot jam këtu që të nderoj që të nderoj të gjithë ato gra dhe burra ndërkombëtarë që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, që sakrifikuan gjithçka”.

Shefi i shtetit theksoi që Kosova me SHBA-të ka raporte të veçanta, dhe këtë miqësi duhet ta fuqizojë çdo herë e më shumë, njofton Klan Kosova.

”Ne këtë aleancë duhet ta forcojmë, ta fuqizojmë çdo herë aleancën e përjetshme dhe speciale me SHBA-të”.

”Do të punojmë që sa më shpejtë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Tash sidomos kur kemi një situatë shumë të favorshme për të fuqizuar shtetin tonë”.