Thaçi merr pjesë në konferencë të ministrave të jashtëm të Europës Juglindore në Berlin

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Berlin, ku nesër do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

MPJ, përmes një njoftimi dërguar mediave, thotë se Thaçi do të marrë pjesë edhe në konferencën e shtatë të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore të organizuar nga Instituti Aspen.

“Nikoqir i konferencës do të jetë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, ndërsa përveç shefave të diplomacisë të shteteve të rajonit i pranishëm do të jetë edhe ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni”, thuhet në njoftimin e MPJ-se.

Në këtë konferencë, ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore do të diskutojnë çështje të rëndësishme të karakterit rajonal dhe global, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit në Ballkanin Perëndimor si dhe integrimet euroatlantike në kohë krizash.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT