Thaçi, më 24 prill në Beograd?

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mund ta vizitojë Beogradin në fund të muajit prill.
Sipas gazetës beogradase “Danas”, Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në konferencën me temën “Bashkimi Evropian – integrimi i Ballkanit Perëndimor: bashkë mundemi më mirë”, e cila do të mbahet më 24 prill në Beograd, në organizim të organizatës joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim.
Burime të gazetës kanë thënë se zyrtarë të lartë të Brukselit po punojnë për realizimin e vizitës.
“BE po lobon që vizita të realizohet, kurse Qeveria e Serbisë pritet të marrë këtë javë vendimin lidhur me këtë vizitë”, kanë thënë burimet.
Në rast se Qeveria e Serbisë hap dritën e gjelbërt, kjo do të ishte vizita e parë e Thaçit në Beograd.
Ftesë për pjesëmarrje në këtë konferencë kanë marrë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popovski, shefja e ekipit të Serbisë për negociata me BE-në, Tanja Mishçeviq, etj.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT