Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se familjarët e kryeparlamentares Vjosa Osmanit, dikur i kanë shërbyer Serbisë kur ai i ka luftuar serbët, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi ka deklaruar se deklarimet e Osmanit se ai po dëshiron ndarjen e vendit dhe ka plane me presidentin serb Aleksandar Vucic, për ndarjen e Kosovës dhe ka plane sekrete janë të pavërteta dhe shpifje nga ajo.

Ai tha se çdo marrëveshje që bëhet nën udhëheqjen e vendit siguron njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe ulësen në OKB duke mos u prekur e cenuar integriteti e sovraniteti i Kosovës.

Presidenti Thaçi po ashtu ka akuzuar familjarët e Vjosa Osmanit se dikur i kanë shërbyer Serbisë, në kohën kur ai i ka luftuar serbët dhe është përballur me ta.

Po ashtu Thaçi ka thënë se Osmani e di për këtë dhe nëse vazhdon të flet do publikon emrat dhe të dhëna të tjera në lidhje me familjarët e saj.

“Së pari është një citim i gabuar, dy nuk e di a ka fol si deputetet apo çfarë cilësie, tre ka dashur të tërheq vëmendjen nga sulmet që ja kanë bërë dhe në anën tjetër sigurojë qytetarët e vendit se do shkohet drejt një marrëveshje nëse udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një procesi që qon drejt njohjes, ulëse në OKB, pa u cenuar integriteti dhe sovraniteti i vendit”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

“Projektet e mija kanë qenë gjithmonë mu përball me Serbinë dhe kemi fituar lirinë dhe pavarësinë dhe nëse ndo kush nga Osmani i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë”, tha Thaçi.

“E di zonja Osmani shumë mirë, nuk është goditje por është shumë transparente”, tha Thaçi.

“Pas deklaratës tjetër nga zonja Osmani do ta marr përgjigjen time, nuk është kërcënim por transparencë para publikut”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

“Unë sikur të isha në vendin e saj do të isha djersitur”, tha Thaçi në Rubikon.//gazetametro.net