Thaçi kujton betejën e Rezallës e vrasjen e mësuesit Halit Geci 19 vjet më parë

Kreu i shtetit, e ish kreu politik i UÇK-së e ka kujtuar betejën e Rezallës së Re, të këtu e 19 viteve më parë.

“Më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re u zhvillua një betejë e rëndësishme e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, të cilat një ditë më parë kishin sulmuar komandantin e njohur Abedin Rexha në Vojnik.

Duke u tërhequr me humbje dhe turp, forcat serbe vranë mësuesin Halit Geci”, ka thënë Thaçi.

“Varrimi i mësuesit Geci u bë më 28 nëntor, me praninë e një mase të jashtëzakonshme. Aty, pas ceremonisë së varrimit dolën publikisht përfaqësues të UÇK-së, të cilët u mirëpritën. Kosova po hynte në një fazë të zhvillimeve ushtarake dhe politike intensive”, ka shtuar më tej ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT