Thaçi konfirmon vizitën e tij në Beograd

Hashim Thaçi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në konferencën për integrime evropiane që do të organizohet në Beograd mes datës 23 dhe 25 prill, raporton b92.
Lajmërimin për konfirmimin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit e ka bërë organizata jo qeveritare Komiteti për Arsimim të të rinjve, e cila edhe është nikoqire e kësaj konference me vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.
Ftesa që iu është bërë Hashim Thaçit së fundmi nga kjo organizatë, ka nxitur reagime të shumta në opinionin serb.
Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka çfarë kërkon në Serbi, ndërkaq ka pasur zëra edhe të llojit se ai duhet të arrestohet me rastin e vizitës së tij në Beograd.
Por, duket se Hashim Thaçi ka vendosur t’i injorojë këto zëra duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Kosovës në këtë konferencë. /Indeksonline/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT