Thaçi kishte arsye të mbante syze duke shikuar ndeshjen, e kishte të mavijosur syrin (Foto)

Paraqitja e tij, në Francë, me syza të diellit, pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, u shndërrua hit në rrjete sociale. Presidentin Hashim Thaçi nuk ishim mësuar ta shohim në TV me stil të tillë, jashtë kodit të veshjes së një shefi të shtetit.

Por, një fotografi e publikuar, të hënën në media, duket se e bën të qartë arsyen se pse Hashim Thaçi u dha mundësinë njerëzve të rrjeteve sociale të tallen me të, shkruan Gazeta Express.

Duket se Thaçi kishte për qellim ta fshehë njërin sy të mavijosur, por që atij iu vërejt sot në një aktivitet publik.
Presidenti kishte të mavijosur syrin e djathtë, shenjë jo e zakonshme në fytyrën e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT