Thaçi: Evropa, destinacioni i ardhshëm i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sot më shumë se kurdoherë duhet t’i kujtojmë vlerat mbi të cilat është ngritur Bashkimi Evropian.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se sfidat mbi të cilat ka kaluar BE-ja ka bërë që sot ajo të jetë synim për të gjithë popujt e Evropës dhe model për tërë botën.

Këto komente Thaçi i bëri me rastin e Ditës së Evropës.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë, në vitin 1950 Robert Schuman, Ministri i Jashtëm i Francës, dha atë që sot e njohim si Deklarata e Schuman, me të cilën janë vënë themelet e projektit më të suksesshëm ndërkombëtar. Liderët e Europës treguan guximin dhe vizionin që mbi hirin e luftës të lidhin marrëveshje për të punuar së bashku për një të ardhme në paqe e prosperitet për të gjithë, duke filluar me Traktatin e Parisit e deri te BE-ja që kemi sot. Që nga ajo ditë, shtetet e BE-së nuk kanë parë luftë, por vetëm zhvillim e mirëqenie.
Sot më shumë se kurdoherë duhet t’i kujtojmë vlerat mbi të cilat është ngritur Bashkimi Europian dhe të përsërisim përkushtimin tonë për t’i përqafuar këto vlera dhe parime, siç janë përkushtimi për paqe dhe dialog, për bashkëpunim ekonomik, treg të lirë dhe lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, drejtësi dhe sundim të ligjit, për shoqëri multi-kulturore në të cilën askush nuk diskriminohet dhe të gjithë janë të barabartë.
Kjo e ka bërë Bashkimin Europian projektin më të suksesshëm ndërkombëtar, synim për të gjithë popujt e Europës dhe model për tërë botën.
Gëzuar ditën e Europës, destinacionin e ardhshëm të Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT