Thaçi e njeh Pacollin si ish- President

Një gjë të cilës ish Presidentja Atifete Jahjaga i ka rezistuar gjatë tërë mandatit, Thaçi ka pranuar ta bëjë që në muajin e parë.

 Dekori i brendshëm i Zyrës së Presidentit të Kosovës nuk ka ndryshuar shumë që nga ardhja e Hashim Thaçit në postin e kreut të shtetit, një muaj më parë, por një ndër gjërat e para që ka bërë Thaçi gjatë kësaj kohe ka qenë renditja e paraardhësve të tij në këtë post.

Kësisoj, një gjë të cilës ish Presidentja Atifete Jahjaga i ka rezistuar gjatë tërë mandatit, Thaçi ka pranuar ta bëjë që në muajin e parë.

Në zyrën e tij tashmë qëndron varur fotografia e Behgjet Pacollit, në vargun e fotografive të ish presidentëve.

Kjo është vërejtur sot në një fotografi gjatë takimit me ish të burgosurit politikë.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” dy muaj më parë, pacolli kishte shprehur pakënaqësinë e tij për shkak se Jahjaga nuk e kishte vendosur fotografinë e tij.

presidentja jahjaga muri

 

pacolli

Behgjet Pacolli ka mbajtur postin e Presidentit të Kosovës vetëm 35 ditë në vitin 2011 pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur si kundërkushtetuese mënyrën e zgjedhjes së tij në këtë post nga Kuvendi i Kosovës. /kallxo/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT