Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot në Sofje.
Takimi është bërë me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit, shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njofton Klan Kosova.
“Ishte një takim rëndësishëm, takim shumë produktiv me zonjën Federika Mogherini”.
“Mogherini me iniciativën e vet na ka takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. me të cilin diskutuam për hapa konkret në procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë, të relacionit evropian, për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi menjëherë pas takimit.
“Është dakordim që dialogu për fazën përfundimtare të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit, SHBA-së, vendeve të BE dhe vendeve tjera që duan të ndihmojnë”.
Thaçi ka thënë se në këtë takim bashkë me Mogherinin dhe Vuçiq për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarr.