Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit presidenti i vendit Hashim Thaçi po bënë sot homazhe, për të nderuar përpjekjet për liri dhe pavarësi të të gjithë atyre që e mundësuan lirinë.
Presidenti Thaçi fillimisht bëri homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ndërsa, më pas ai bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë
“Tash jemi te varri i presidentit Rugova, për të ndëruar përpjekjet e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas pak do të jemi në Prekaz dhe mundësisht në të gjitha ambientet hapësirat dhe përkujtimoret që simbolizojnë lirinë e Kosovës”, tha Thaçi, pasi bëri homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova në Velani.
Thaçi tha se po zhvillon homazhe duke rrespektuar lartë dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, në këto momente të rëndësishme të kremitimit të festave të nëntorit.
Pas homazheve në Prishtinë, Thaçi shkon në Prekaz ku do të bëjë homazhe te shtatoret dhe varret e dëshmorëve.
Presidenti Thaçi zgjodhi që nderimet ndaj tyre t’i kryejë para ardhjes së presidentit shqiptar.
Kurse një aktivitet i përbashkëti i të dy presidentëve është paralajmëruar të ndodh pas orës 11:00 në Gjilan
Të dy presidentët atje do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.