Thaçi: Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë, ka thënë se Kosova ka njërën prej Kushtetutave më të mira, si dhe kornizë ligjore ndër më të avancuarat në Evropë, porse do të vazhdohet duke e përsosur, duke mos lejuar asnjë që t’i ikën drejtësisë.

“Si president do të inkurajoj amandamentimet e ligjeve ekzistuese apo hartimin e ligjeve të reja për të mbushur çdo boshllëk që mund të gjendet. Përpilimi i një manuali për vendimet gjyqësore, forcimi i transparencës dhe përgjegjësisë së gjyqësorit janë disa nga hapat që i nevojiten Kosovës.Inkurajuese janë edhe lajmet nga ekonomia dhe konfirmimet e trendit pozitive”, ka thënë presidenti Thaçi

Sipas tij, takimet me përfaqësuesit e biznesit, të odave ekonomike, por edhe të institucioneve ekonomiko-financiare tregojnë se Kosova ka filluar të shfrytëzojë potencialet ekonomike që ka.

“Fillimi i zbatimit të MSA-së është një prej lajmeve më të mira për biznesin kosovar. Tregu i Evropës tani hapet për prodhuesit kosovarë.Republika e Kosovës ka miratuaredhe Programin Kombëtar për Implementimin e MSA-së.Ky do të jetë dokumenti kryesor strategjik për implementimin e agjendës evropiane”, tha Thaçi, duke sqaruar se programi ka 40 kapituj që mbulojnë reformat ekonomike e politike të parashikuara me MSA-në.

Ai ka thënë se në muajin e parë në postin e të parit të shtetit të Kosovës ka treguar edhe se cilat do të jenë prioritetet në këtë detyrë të tij të re.

“Sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, bashkëpunimi rajonal, anëtarësimi në NATO dhe në BE janë fushat në të cilat do të angazhohem më së shumti.Këto janë edhe aspiratat e vetë qytetarëve të Kosovës, që të jetojnë në dinjitet dhe prosperitet”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Nuk ka dyshim që Kosova ka shënuar progres të madh në 8 vitet si shtet”, është shprehur ai, duke shtuar se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së, si dhe marrja e statusit të kandidatit për “MillenniumChallengeCorporation” të Kongresit Amerikan janë konfirmim i këtyre të arriturave.

Anëtarësimi i djeshëm në UEFA, ambiciet për medalje në Lojërat Olimpike, por edhe rekomandimi për liberalizim të vizave, sipas presidentit Thaçi, janë gjithashtu disa nga lajmet tjera të mira që po i përjetojmë apo që po i presim me padurim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT