Të gjitha partitë politike janë aktivizuar për të zhvilluar fushatë para-elektorale.

Zgjedhjet e 14 shkurtit kanë vënë në pah edhe më tepër edhe disa figura politike që për një kohë qëndruan më larg zhvillimeve politike e institucionale.

Së fundi një tubim zgjedhor u zhvillua nga Partia Demokratike e Kosovës

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen zyrtarë të shumtë të PDK-së duke dëgjuar këngë patriotike me çifteli, transmeton lajmi.net

Të gjithë të pranishmit kishin harruar ekzistencën e virusit COVID-19, përpos që u bën grumbull, asnjë nuk kishte vendosur maskë apo diçka të ngjashme.

“T’fala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut. T’fala Parisit e t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, këto janë dy frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës.