Tevez: Mund të fitojmë Championsin!

Njeriu i momentit te Juventusi, sulmuesi Carlos Tevez, mendon se skuadra kampione e Italisë mund të mposhtë secilën skuadër në botë dhe në fund ta fitojë trofeun e Champions League.  “Humbja ndaj Parmës ishte një aksident, por do ta kalojmë”, tha argjentinasi për “La Repubblica”. “Me Dortmundin ne kemi treguar se mund të shkojmë shumë larg. Gjithçka varet nga ne. Ne mund të mposhtim secilën skuadër dhe e kemi treguar një gjë të tillë”, përfundoi Tevez.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT