Tevez e bënë për “cucull” Realin (video)

 

Juventusi e ka mposhtur kampionin e Evropës, Real Madridin, me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi me presionin e Juves, që u konkretizua me gol pas vetëm 8 minutave lojë. Një goditje e fortë nga Tevez, u devijua nga Casillas që më pas u devijua në rrjetë nga ish-sulmuesi i Realit, Alvaro Morata.
Reali barazoi Ronaldon pas një asistimi të James Rodriguez. Rodriguez pati mundësi që ta dërgoj në pushim Realin me epërsi por goditi shtyllen.
Golin e fitores për Juven e shënoi Carlos Tevez nga penaltia të cilin e fitoi vetë në duel me Carvajal.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT