Teuta Sahatqija dështon keq në Gjakovë, nuk merr vota për delegate

Sonte kanë përfunduar zgjedhjet në nëndegën më të madhe të LDK-së në Gjakovë, atë të 7-ten ose siç njihet ndryshe dega e Bllokut të Ri.

Burime të Indeksonline thonë se nga votimi i fshehtë i anëtarëve të kësaj nëndege kryetar i ri është zgjedhur Bekim Bytyqu, derisa befasisht vota për delegate në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së nuk ka marrë nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahatqija, e as Brikenda Kryeziu, nënkryetare e degës në Gjakovë.

“Këto kanë qenë zgjedhje të befasime pasi që as deputetja Teuta Sahatqija e as Brikenda Kryeziu nuk janë votuar për delegate në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë”, kanë thënë këto burime.

Teuta Sahatqija nuk ka mundur të merr më shumë se 33 vota, derisa Brikenda Kryeziu ka grumbulluar 43.

Sipas po këtyre burimeve, kandidati që më së shumti vota ka marrë për delegat ka qenë Astrit Haraqija më 89 vota nga 96 të mundshme.

Indeksonline ka tentuar të flasë me zonjën Sahatqija, por ajo nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së në Gjakovë ka filluar më 15 mars dhe ka përfunduar sonte, derisa zgjedhjet për degën e Gjakovës pritet të mbahen më 9 maj. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT