Tetë gjërat që kushdo duhet t’i bëjë përpara orës 8 të mëngjesit

Niseni ditën tuaj me energji dhe duke kryer veprimet e duhura për të mos humbur asnjë sekondë drejt karrierës që kërkoni dhe drejt synimeve që i keni vënë vetes. Për një trup të shëndetshëm dhe një mendje të suksesshme, ja çfarë duhet të bëni çdo mëngjes!

Jeta është tepër e vrullshme. Mund të duket i pamundur realizimi i disa ëndrrave, por kjo do të thotë se duhet të punoni edhe më shumë për të arritur atë që doni. Si ta bëni këtë? Çdo ditë duhet të shërbejë në dispozicionin tuaj për të arritur rezultatin e dëshiruar. Ja se cilat janë veprimet që do t’ju sjellin suksesin dhe realizimin e çdo dëshire.

Bëni gjumë të shëndetshëm, të paktën shtatë orë
Gjumi është po aq i rëndësishëm sa ushqimi dhe uji. Pavarësisht kësaj miliona njerëz nuk flenë mjaftueshëm dhe përjetojnë probleme të mëdha prej kësaj. Fondacioni Amerikan i Gjumit arriti në përfundimin se të paktën 40 milionë amerikanë vuajnë nga 70 çrregullime të ndryshme gjumi, ku 60 për qind e të rriturve dhe 69 për qind e fëmijëve përjetojnë një ose më shumë probleme me gjumin natën. Përveç kësaj, 40 për qind e të rriturve përjetojnë pagjumësi gjatë ditës aq sa kjo pengon aktivitetin e tyre të përditshëm. Mungesa e gjumit prek kujtesën, jetëgjatësinë, shëndetin, kreativitetin, vëmendjen, mendjen dhe çon në depresion.

Meditim ose lutje për të qartësuar mendjen
Me t’u zgjuar nga një gjumë i shëndetshëm dhe që ju ka sjellë qetësi, lutja ose meditimi janë thelbësore për t’ju orientuar drejt aktivitetit që doni të ndërmerrni. Gjithashtu, ju mbush me energji pozitive dhe ju mundëson të përqendroheni tek ato që janë në interes për ju. Duke forcuar mirënjohjen që ndieni dhe duke ju ofruar një kuptim më të mirë të vetes, do të jeni në gjendje të jetoni më mirë pas disa minutash meditim. Filloni ta praktikoni çdo mëngjes!

Aktivitet fizik
Pavarësisht provave të pafundme të nevojës për ushtrime, vetëm një e treta e amerikanëve nga moshat 25-64 vjeç bëjnë aktivitet të rregullt fizik. Nëse doni të klasifikoheni te njerëzit e shëndetshëm, të lumtur dhe produktivë në këtë botë, duhet të bëni aktivitet të vazhdueshëm fizik. Nuk ka rëndësi nëse shkoni në palestër apo bëni aktivitet brenda shtëpisë, duhet ta vini trupin në funksionim që në orët e para të mëngjesit!

Konsumoni 30 gramë proteina
Të paktën 30 gramë proteina në mëngjes do t’jua furnizojnë trupin me energji përpara se të filloni një ditë të gjatë dhe të lodhshme. Ushqimet me proteina jua largojnë mendjen nga ushqimi për një kohë të gjatë dhe ju bëjnë mirë për nivelet e sheqerit në gjak duke i mbajtur këto të qëndrueshme. Kjo nuk ju lë të keni uri. Mund të konsumoni vezë, pasi çdo vezë ka 6 gramë proteina, por edhe salsiçe apo djathë.

Bëni një dush të ftohtë
Fillojeni mëngjesin me një dush me ujë jo të ngrohtë. Uji i ftohtë ju përmirëson mirëqenien fizike dhe mendore. Kur praktikohet rregullisht, ai ofron ndryshime që zgjasin gjatë për sistemin tuaj imunitar, atë tretës dhe qarkullimin e gjakut. Provojeni dhe do t’jua lehtësojë jetën shumë. Po ashtu uji i ftohtë nxit metabolizmin. Një studim i mëparshëm ka zbuluar se dushi me ujë të ftohtë ndihmon në trajtimin e simptomave të depresionit.

Lexoni ose dëgjoni gjëra që kanë përmbajtje interesante
Njerëzit e zakonshëm kërkojnë të argëtohen, ndërsa njerëzit me synime të mëdha kërkojnë të mësojnë sa më shumë. Nuk ka rëndësi nëse është një libër apo diçka që ju ofron informacion të dobishëm, e rëndësishme është që ju ta bëni zakon të mëngjesit gjatë rrugës për në shkollë apo për në punë.
Gjeni të paktën 15-30 minuta kohë çdo ditë për të lexuar diçka që ju shërben për mirë. Do t’ia ndieni dobinë me kalimin e kohës. Nuk keni kohë për të humbur, ndaj shfrytëzojeni mëngjesin sa më shumë që të jetë e mundur, sepse është periudha e ditës që shumica e nënvlerësojnë.

Rishqyrtoni synimet që keni në jetë
Duhet t‘i keni të qarta objektivat tuaja afatgjata dhe afatshkurtra. Merrni disa minuta në ditë për të menduar mbi vizionin që keni, mbi perspektivën e ditës suaj dhe të jetës në përgjithësi. Aktivitetet e përditshme mund t’ju shpërqendrojnë, por nëse fokusoheni vazhdimisht në ato që kanë rëndësi për ju, nuk do të ndiheni aspak keq dhe do të shihni panoramën e gjerë në vend të detajeve të parëndësishme.
Arritja e synimeve është shkencë më vete. Mos lejoni që të shpërqendroheni prej kësaj. Ndiqni rrugën tuaj për të arritur tek ajo që doni dhe gjithçka do të shkojë sipas planit.

Bëni të paktën një hap drejt synimeve të mëdha afatgjata
Vullneti është si një muskul që është në formën më të mirë kur ushtrohet. Po ashtu, aftësia jonë për të marrë vendime të cilësisë së lartë fillon të dobësohet me kalimin e kohës. Qartësoni mendjen dhe filloni ta përdorni kohën që të punojë në funksionin tuaj. Kështu nuk do të humbni asnjë minutë nga jeta dhe do të jetoni me efektivitet.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT