Tesla bleu bitcoin për 1.5 miliardë dollarë, pastaj çmimi i bitcoin shkoi në qiell

Tesla, në pronësi të miliarderit dhe inovatorit Elon Musk, ka blerë bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë, raporton CNBC , duke cituar një njoftim që Tesla ia dha SEC, rregullatorit të tregut të kapitalit në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Kompania, sipas një njoftimi dërguar SEC, bleu bitcoin për të “diversifikuar dhe maksimizuar fitimet me më shumë fleksibilitet”. Me blerjen e bitcoin, Tesla njoftoi se do të fillojë të pranojë bitcoins si mjet pagese për produktet e saj. Kjo e bëri kompaninë e Musk prodhuesin e parë të makinave që posedon bitcone.

Kompania e Muskut, Tesla është më e njohura për prodhimin e makinave elektrike me cilësi të lartë.

Çmimi i bitcoin u rrit mbi 43,000 dollarë

CNBC shkruan se kjo lëvizje nga Tesla ka tërhequr shumë vëmendje në treg për shkak të sjelljes së pronarit të Teslas, Elon Musk në Twitter ditët e fundit. Gjegjësisht, cicërimat e Musk i atribuohen rritjes së çmimit të kriptovalutave të tilla si bitcoin dhe dogecoin, duke pasur parasysh që miliarderi publikoi mesazhe pozitive rreth tyre dhe inkurajoi indirekt publikun që t’i blejë ato dhe kështu ta rrisë çmimin e tyre.

Vlera e bitcoin u rrit ndjeshëm pas njoftimit të Teslas, duke arritur një çmim prej 43,200 dollarësh.

Sipas CNBC, Tesla paralajmëroi investitorët e saj në lidhje me paqëndrueshmërinë e çmimit të bitcoin në një njoftimin dërguar SEC.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT