Komuna e Gjakovës përfiton për herë të parë nga Drejtoria e Vakyfeve të Turqisë me restaurimin e Medreses së Vogël dhe Biblotekës në Xhaminë e “Hadumit”
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka pritur sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, ku kanë diskutuar rreth mënyrave të bashkëpunimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore në Gjakovë.
Fillimisht, myftiu Tërnava ka përgëzuar kryetaren për punën e deritanishme si dhe ka potencuar rëndësin që paraqet femra shqipëtare në proceset vendimarrëse. “Ju jeni shembulli më i mirë për të demostruar se pozita për femrën nuk dhurohet, por fitohet me angazhim dhe kontribut të çmuar në shoqëri. Bashkësia Islame e Kosovës është e gatshme të bashkëpunoj me komunën e Gjakovës për avansimin e prjekteve që kanë të bëjnë me trashëgimin fetare dhe kulturore, objektet e së cilave janë të shumta në Komunën e Gjakovës”, tha ndër të tjera myftiu Naim Tërnava.
Nga ana tjetër kryetarja, Mimoza Kusari Lila vlerësoi si të frytshëm bashkëpunimin me Bashkësin Islame në Gjakovë dhe u shpreh e kënaçur që mu në ditën e vizitës së myftiut Tërnava, në Komunën e Gjakovës fillojnë edhe punimet për restaurimin e Medreses së Vogël dhe Biblotekës në Xhaminë e “Hadumit”, objekte këto të dëmtuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pas takimit, kryetarja Kusari Lila dhe myftiu Naim Tërnava i janë bashkangjitur takimit të përbashkët me përfaqsuesit e Drejtorisë së Vakyfeve që veprojnë në kuadër të qeverisë turke, e që në Gjakovë kishin ardhur që në mënyrë solemne të shënojnë fillimin e punimeve për dy objektet e lartë cekura.
Në fjalën e saj para besimtarëve dhe të pranishmëve, Kryetarja Mimoza Kusari Lila falenderoi qeverinë turke për angazhimin dhe mundësin që Gjakovës ti kthehen objektet e trashëgimisë kulturore. “Sot e në vazhdim komuna e Gjakovës po ndjenë frytet e takimeve tona të vazhdueshme për të kontribuar në restaurimin e objekteve fetare të trashëgimisë kulturore në komunën e Gjakovës, si në ndërtimin e bibliotekës, të Medreses së Vogël, e radhazi njëra pas tjetrës të Xhamive që gjenden ne Gjakovë. Me respekt të veçant ju falënderoi për faktin që realizimin e projekteve po e filloni në komunën e Gjakovës. Në Gjakovë ka shumë objekte të trashëgimisë kulturore që i përkasin periudhës osmane, e që kanë nevojë për kujdes meritor e profesional”, u shpreh kryetarja Kusari Lila.
Nga ana e tjetër përfaqësuesi i delegacionit turk Suad Faruk Giraj , ka thënë se shprehi kënaqësinë time që filluam me projektet tona në Gjakovë, për ti dalë zotë vlerave kulturore e fetare. Respekt për kryetaren Kusari-Lila, e cila me kohë na ofrojë bashkëpunim dhe ka përgatitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar menjëherë punën, ka thënë Suad Faruk Giraj.
Për rëndësin e realizimit të projekteve në fjalë ka folur edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, z.Skender Boshtraj, i cili ka vlersuar lartë mbështetjen për renovimin e objekteve historike kulturore e fetare në Kosovë nga shtetit Turk.
- Advertisement -