Tërnava bën thirrje për paqe, Fitër Bjarami, festë e sakrificës dhe unitetit

Me mesazh urimi, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava iu është drejtuar opinionit të gjerë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit.

Ai ka thënë se gjatë kësaj feste nëpër familjet e Kosovës duhet të përhapet ndjenja e vëllazërisë, mirësisë dhe dashurisë me njërin tjetrin, duke uruar e kremtuar këtë festë.

Tërnava bëri thirrje për të ndjekur traditat, përmes së cilave ai tha se shprehim bujarinë dhe sinqeritetin me njëri-tjetrin.

“Është festa e sakrificës, e devotshmërisë, bamirësisë, solidaritetit, unitetit e bashkimit dhe mirësisë. Gëzim, lumturi, bashkim, urtësi, paqe sjellë për të gjithë myslimanët kjo festë e Fitër Bajramit, duke festuar në hatër se kjo festë na çliroi nga ndjenja e hezitimit, e dobësisë, e vuajtjes, dyshimit, duke forcuar besimin tonë në Zotin Krijues…Nëpër familjet e Kosovës edhe gjatë kësaj feste të përhapim ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e dashurisë me njëri tjetrin, të kemi shëndet, harmoni e lumturi. Urimet me njëri tjetrin, vizitat nëpër familjet tona, janë tradita që duhet ndjekur për të shprehur vëllazërinë, bujarinë e sinqeritetin me njëri tjetrin, për të uruar dhe gëzuar kësaj feste kaq të rëndësishme”, tha Tërnava.

Në urimin e tij për këtë festë, i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka kujtuar fëmijë e familjarë të cilët për shkak të luftërave janë të privuar nga kremtimit i kësaj feste.

Myftiu Tërnava bëri thirrje për paqe dhe për ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë për të gjithë.

Tërnava më tej tha se kjo festë na rikujton kujdesin e vazhdueshëm që duhet të kemi edhe në këto momente festive për të varfrit, të sëmurët dhe të gjithë ata që janë në nevojë.

Për ndryshe, nesër myslimanët në të gjithë botën do të kremtojnë festën e Fitër Bajramit, e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

- Advertisement -

MË TË FUNDIT