Tërmkolli nervozohet me Isa Mustafën: I lig dhe frikacak, e ka shndërruar LDK’në në shoqëri aksionare

Në 30 vjetorin e themelimit të partisë më të madhe në vend, Melihate Tërmkolle, anëtare e saj, ka thënë se LDK është gjithçka përveç Rugoviane, dhe se përbëhet nga udhëheqësi e mjerë dhe frikacake që e kanë shndërruar partinë në shoqëri aksionare, shkruan Gazeta Metro.

Anëtarja e LDK’së është shprehur shumë kritike ndaj partisë së saj, sidomos për udhëheqësinë e saj, në këtë rast, Isa Mustafën.

“Në 30 Vjetorin e saj, LDK-ja është gjithҁka tjetër, përveҁ LDK identitare Rugoviane. Udhëheqja e saj e ngushtë për më se 10 vite ia ka shpërfytyruar shpirtin dhe trupin e saj deri në ‘zhbërje’”, është shprehur Tërmkolli.

Tutje, ajo ka thënë se këta janë bërë shërbëtor të së keqës, dhe se e kanë shndërruar LDK’në në shoqëri aksionare të tyre.

“E kanë shndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë ҁ‘farë të munden e ҁ‘farë të duan me të. Të mjerë e frikacakë, shërbëtorë të së keqes, e degdisën LDK-në nga partia e lëvizja më e fuqishme politike, prijëse e proceseve më të mëdha e më të rëndësishme të Kosovës, në një parti të uzurpuar e të ngulfatur për interesa personale e klanore të tyre dhe të nënshtruar ndaj ҁdo interesi të të tjerëve”, tha ajo./gazetametro.net