Tërmkolli: LDK-ja tash është gjithçka tjetër, përveç LDK identitare Rugoviane

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli dhe kandidatja për deputete në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka shprehur kritikat e saj në drejtim të kësaj partie, që është në pritje të shënimit të 30 vjetorit të themelimit të saj.

Ajo tha se në 30 vjetorin e saj, LDK-ja është gjithçka tjetër, përveç  LDK identitare Rugoviane.

Sipas saj udhëheqja e saj e ngushtë për mëse 10 vite ka shpërfytyruar shpirtin dhe trupin e saj deri në zhbërje, transmeton Indeksonline.

“E kanë shndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë ҁ‘farë të munden e ҁ‘farë të duan me të. Të mjerë e frikacakë, shërbëtorë të së keqes, e degdisën LDK-në nga partia e lëvizja më e fuqishme politike, prijëse e proceseve më të mëdha e më të rëndësishme të Kosovës, në një parti të uzurpuar e të ngulfatur për interesa personale e klanore të tyre dhe të nënshtruar ndaj ҁdo interesi të të tjerëve”, shtoi Tërmkolli./Indeksonline/