Tërmkolli: Gjykata Speciale nuk do ta gjykojë UÇK-në, por individët

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Gjykata Speciale nuk do ta gjykojë UÇK-në, por individët.
Ajo ka kritikuar partitë opozitare për kundërshtimin e themelimit të kësaj gjykate.
“Të gjitha partitë opozitare ishin shprehur pro Gjykatës Speciale, në përjashtim të Vetëvendosjes”, ka thënë ajo në intervistë në RTK, transmeton Gazeta Tribuna.
Tërmkolli ka thënë se Gjykata Speciale ka ardhur si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në vend.
Ajo ka përmendur Serbinë dhe Bosnjën të cilat sipas saj, janë marrë me krime të luftës, por jo edhe Kosova, në përjashtim të EULEX-it dhe UNMIK-ut që janë marrë me disa raste.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT