Tërmeti i regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte është ndjerë më së shumti në Qarkun Lezhë.

Fatmirësisht, magnituda ishte e ulët ndaj nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Por sërish, lëkundjet sizmike kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët.

Në videot e siguruara, shihet se disa qytetarë kanë dalë nga banesat e tyre nga frika e krijuar nga tërmeti.

Sipas IGJEUM-it, lëkundjet u regjistruan në Detin Adriatik, 3 km në Veri-Perëndim të qytetit të Lezhës.

Magnituda ishte 4.1 e shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km./Panorama/