Tërmet në Turqi, raportohet për 8 të vdekur

Turqia goditet nga tërmeti prej 5.7 shkallësh, 8 të vdekur

Së paku tetë persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar të dielën në pjesën lindore të Turqisë pas tërmetit prej 5.7 shkallësh që u regjistrua afër kufirit me Iranin.

Dridhja ndodhi edhe në një pjesë të territorit të Iranit dhe u ndie në provincën turke, Van.

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se disa ndërtesa janë dëmtuar dhe shumë njerëz janë bllokuar nën gërmadha.

Ai njoftoi se autoritetet i kanë dërguar ekipet e shpëtimit në zonën ku ndodhi tërmeti, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Turqia këtë vit u godit edhe nga një tërmet tjetër, me ç’rast 41 persona vdiqën dhe 1600 u lënduan.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com