Termet i ri prej 4.4 shkallësh në Itali

Dridhje e re e fuqisë 4.4 shkallë të Rihterit ka goditur sot pjesë të Italisë qendrore, e cila para katër ditësh u godit nga një termet i fuqishëm që la të vdekur gati 290 persona, raporton RT, duke u thirrur në qendrën evropiane sizmologjike.

Siç thuhet, dridhjet me të reja kanë goditur rajonin Arkvata del Tronto në pjesën qendrore të vendit, transmeton lajmi.net.

Në tërmetin e fuqisë 6.2 shkallë të Rihterit, i cili të mërkurën herët në mëngjes goditi zonat malore rreth 150 kilometra në verilindje të Romës, vendet me të goditura ishin Amatriçe, Arkvata, Akumoli dhe Peskara del Tronto, ku, sipas të dhënave të deritashme kanë pësuar 290 persona.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT